Ballina Lajme Rama: Konflikti në veri të Kosovës të zgjidhet krah për krah me...

Rama: Konflikti në veri të Kosovës të zgjidhet krah për krah me botën demokratike

0

Kryeministri Edi Rama është takuar gjatë qëndrimit në Moldavi me disa liderë të ndryshëm. Ai ka postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook disa momente ku në tavolinë ka qenë më Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, kryeministrin holandez Mark Rutte dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Temë e diskutimit të tyre duket se ka qenë edhe situata në veri të Kosovës. Pasi thotë se rajoni ynë duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, për kryeministrin shqiptar, konflikti në Kosovë duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike. Sipas tij, i duhet dhënë fund kërcënimeve absurde duke e finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë të dy vendeve.

Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, shkruan Rama.

Më herët, ishte Presidenti serb ai i cili postoi një foto nga takimi me Ramën dhe disa udhëheqës të tjerë të Ballkanit.

“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve”, shkruante Vuçiç. (Lexo më shumë)tvklan.al