Ballina Lajme Politike Rama konfirmon Veliajn: Lali këtu do jetë, le të thotë ç’të dojë...

Rama konfirmon Veliajn: Lali këtu do jetë, le të thotë ç’të dojë opozita

1

Pas disa zërave për ekzistencën e një konflikti mes të tyre, kryeministri Edi Rama duket se ka konfirmuar kryebashkiakun Erion Veliaj për një mandat të tretë në Tiranë.

Duke iu referuar opozitës, Rama tha se opozita do të mbetet aty ku është edhe për shumë kohë.

“Le t’i thonë Lalit çfarë të duan ata (opozita), Lali këtu është! Duke ardhur vërdallë nëpër fshatrat e Tiranës e ka kuptuar se si t’i kthejë ata (opozitën) në hudhra që mos ta marrin më sysh”, tha Rama.