Ballina Lajme Rama ironizon opozitën në parlament: Në 14 Maj, ju do të merrni...

Rama ironizon opozitën në parlament: Në 14 Maj, ju do të merrni edhe Uashingtonin

1

Teksa po mban fjalën e tij në Kuvend, ku po i përgjigjet opozitës për çëshjen McGonigal, kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën duke thënë se në zgjedhjet e 14 Majit përveç Tiranës do të fitojnë edhe Uashingtonin.

“Më 14 maj ku përveç Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit që siç na keni informuar i keni në xhep do merrni edhe Vlorën edhe Uashingtonin.

Unë ju hap rrugë përfundimisht. Sot dua ta them që ndihem fajtor, madje shumë fajtor që nuk kam bërë dot atë që duhet kundër mjerimit të thelle politikes në këtë arenën tonë, ku gëlon, shejtan-budallallëku, harbutllëku, gomarllëku, pisllëku, pisllëku. Ku fukarallëku iu vlerave, i aspiratave dhe qëllimeve që ulet ne mexhlisin e jetës publike shqiptare, foltore më foltore dhe kanal me kanal, e ka molepsur shoqërinë, duke ushqyer nihilizmin, egoizmin dhe indiferentizmin të më shumë individëve.

Kjo nuk është politika, por versioni më i saj më i degraduar, më vulgar. Politika është diçka tjetër, e lartë dhe e dobishme, për njerëzit dhe me njerëzit, për të bërë me të tjerë ndryshime që njeriu i vetëm nuk i bën dot vetëm”-tha Rama.