Ballina Lajme Rama inspekton ambientin ku do të mbahet samiti i BE: Gjithçka gati

Rama inspekton ambientin ku do të mbahet samiti i BE: Gjithçka gati

1

Shqipëria është përgatitur për të mbajtur ditën e nesërme samitin e BE me Ballkanin Perëndimor në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqen ambientet ku do të zhvillohet samiti, i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë.

Në video, kryeministri Edi Rama shfaqet duke inspektuar personalisht ambientet, ndërsa shkruan; “gjithçka gati për të mikpritur Bashkimin Europian në Shqipëri”.