Ballina Sport Rama i dorëzon Luiza Gegës Yllin për Mirënjohje/Me zërin që i dridhej...

Rama i dorëzon Luiza Gegës Yllin për Mirënjohje/Me zërin që i dridhej dhe e veshur kuq e zi, Luiza Gega: Doja t’i tregoja Europës që edhe pse vend i vogël ne mundemi!

2

Në ceremoninë e sotme, sportistja Luiza Gega e emocionuar dhe me zërin që i dridhur, u shpreh se ndihet më krenare se kurrë, ndërsa u theksoi se kërkonte t’i tregonte  Europës që edhe një vend i vogël mundet të fitojë.

Sporti nuk do t’ja dijë për politikë, duam ta bëjmë vendin tonë sa më krenar.

“Kam shumë emocione. Vendosa të vij me ngjyrat kuq e zi sepse ndjehem më krenare se kurrë, jo për atë që arrita, por doja ti tregoja Europës që edhe ne mundemi. Jemi vend i vogël, por me mund dhe punë edhe në mund të ia dalim. Falënderoj familjen time, trajnerin tim që ndoshta sot nuk do të isha këtu. Faleminderit zoti kryeministër, ndihem e vlerësuar. Ndjehem më e vlerësuar se kurrë.

Ajo tregoi se ka pasur oferta për të përfaqësuar vende të tjera, por ka zgjedhur Shqipërinë, vendin e saj.

(BalkamWeb)