Kryeministri Edi Rama, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit që zhvillohet në Greqi, gjatë një interviste u shpreh se marrëdhëniet Shqipëri-Greqi tashmë janë në pikun e tyre. Sipas kreut të qeverisë, Greqia është një partner shumë i rëndësishëm dhe strategjik për Shqipërinë, kur flitet për negociatat me BE
“Marrdhëniet ekonomike çojnë në marrdhënie të mira dhe politike. Duam që të kemi marrëdhënie më të mëdha ekonomike. Greqia, pas krizës financiare, frenoi. Por tani ka rihyrë dhe dëshërojmë që marrdhëniet ekonomike të jenë akoma më të mëdha. Greqia tashmë ka kthyer sytë nga rajoni. Është humbur shumë kohë në të shkuarën”- theksoi Rama.
Në përgjigje të pyetjeve Rama theksoi se hapja e negociatave me BE-në, do ta ndihmojë Shqipërinë, pasi ka një frymë të re në marrëdhënien mes vendit tonë dhe BE-së.
Sipas tij, liderët e BE-së e kanë parë Ballkanin Perëndimor si një film në Netflix.
“Ata na lanë vetëm gjatë këtij rrugëtimi të gjatë. Shtynë pa argumente bindëse procesin e negociatave të anëtarësimit. Ka një frymë të re në marrëdhënien tonë me BE-në. Hapja e negociatave do ta ndihmojë Shqipërinë. Jemi të detyruar ta shikojmë BE si të vetmen dritare për përmirësimin tonë”,- u shpreh Rama.
Rama, gjatë intervistës, ka folur edhe për gjuhën raciste ndaj shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Sipas tij, Anglia “po kalon krizë nervore dhe duhet kuptuar”.
“U kapën me shqiptarët për të treguar se kanë muskuj. Do t’i durojmë deri sa ta kapërcejnë këtë situatë. Ata po kalojnë një lloj krize nervore si vend dhe duhet t’i kuptojmë. Kanë humbur shumë pika reference, janë në pozicion të vështirë”,- komentoi Rama.
Jashtë vëmendjes nuk kanë qenë as zgjedhjet në Turqi. Kryeministri Rama është shprehur se është mik i Presidentit Erdogan dhe kjo e bën pak të njëanshëm
“Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, mendoj se presidenti Erdogan ka bërë një punë të jashtëzakonshme për vendin e tij. E ka ndryshuar shumë Turqinë. Sigurisht që ka gjëra për të përmirësuar, por në raport me BE mund të them se gjëja është komplekse”,- tha kryeministri.
/rtsh.al/