Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me liderët e partive politike në Maqedoninë e Veriut. Takimi është kërkuar të mbahet nga kryeministri Rama në Tiranë më 10 janar.
Mësohet se të ftuarit politikë për takimin janë liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që kanë deputetë në parlamentin e vendit fqinj, përkatësisht kreu i BDI-së Ali Ahmeti, partneri i tij i fundit i koalicionit Afrim Gashi nga “Partia Alternativa” dhe liderët e dy partive opozitare – Arben Taravari i “Aleancës së Shqiptarëve” si dhe Bilal Kasemi i “BESA-s”. Nuk është bërë e ditur axhenda e bisedimeve.
Hera e fundit që Rama organizoi diçka të ngjashme ishte në vitin 2016, kur ai kryesoi të ashtuquajturën Platforma e Tiranës , pas së cilës partitë shqiptare në Maqedoni u paraqitën kërkesa të forta partive maqedonase për të çuar përpara çështjen kombëtare shqiptare dhe zgjodhën t’i zbatonin ato përmes Partisë së LSDM-së duke e ndihmuar këtët të fundit të anashkalojë VMRO-DPMNE-në.