E teksa procesi i numërimit të votave vijon në të gjithë vendin, kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto “live” nga ambientet e selisë së Partisë Socialiste ku shihet skuadra e cila organizon sondazhe dhe analizon të dhënat në kohë reale.
Më tej, Rama s’ka kyrsyer ironinë për opozitën për të cilët shprehet se teksa superskuadra e PS punon duke u bazuar në baza shkencore, ata paralajmërojnë fitoret duke parë filxhanin e dëshirave të tyre.
“LIVE Selia e PS – Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore
*ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret duke parë filxhanin e dëshirave të tyre, që pastaj kur dalin rezultatet vazhdojnë ta lexojnë nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit që u grabit fitoren imagjinare me kthetrat e krimit”, shkruan Rama.