Ballina Lajme Rama flet për naftën dhe gazin të zbuluar në Shpirag: Nëse vitin...

Rama flet për naftën dhe gazin të zbuluar në Shpirag: Nëse vitin tjetër vjen lajmi i mirë, Shqipëria bëhet fuqi e rëndësishme në rajon

1

Kryeministri Edi Rama pohoi sot se nëse Shqipëria gjen rrugën për të promovuar dhe shitur gazin dhe naftën, që janë zbuluar në Shpirag atëherë vendi ynë do të kthehet në një fuqi të rëndësishme ekonomike në rajon.

Gjatë fjalimit të tij në takimin me dhomat e biznesit, Rama tha se tashmë është e sigurt që në jug të Shqipërisë ka naftë dhe gaz të një cilësie të lartë, por problemi sipas tij është çështje e komercializmit.

“Nëse viti i ardhshëm do na sjellë lajmin që nafta e dhe gazi të zbuluar në Shpirag janë komerciale atëherë do flasim për një tjetër Shqipëri, fuqi ekonomike në këtë rajon, por kjo është ende e pasigurt. Sasia e naftës dhe gazit është gjetur, cilësia është më e lartë botërisht, problemi është te komercializimi i saj,” tha Rama.

Ndër të tjera ai foli edhe për çmimin e naftës dhe problemin e evazionit. Në lidhje me këtë Rama tha se do të shtohen kontrollet teknologjike në karburante me sa më pak inspektorë.

“Sot të thuash të ulësh barrën mbi çmimin e naftës është opinion, si ata që thoshin do të investojmë 2 miliardë se do i marrim nga duart e hajdutëve. Dihet që ka evazion. Po marrim masat që të fuqizojmë kontrollin e karburanteve, në mënyrë teknologjike, sa më pak inspektorë aq më pak halle”, u shpreh Rama./abcnews.al/