Ballina Lajme Rama: Do e bëjmë amnistinë fiskale me çdo kusht, ndërkombëtarët do ta...

Rama: Do e bëjmë amnistinë fiskale me çdo kusht, ndërkombëtarët do ta kuptojnë

1

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar këtë të dielë se amnistia fiskale do të behët me çdo kusht.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Koordinues për Diasporën, në ditën kombëtare të diasporës kreu i qeverisë tha se ndërkombëtarët do ta kuptojnë se sa i rëndësishëm është ky proces.

Ai theksoi se nuk kemi pse të privohemi se jemi një vend i vogël ndërsa shtoi se edhe vende të tjera europiane si Italia e kanë realizuar amnistinë fiskale.

 “Ne do ta bëjmë amnistinë fiskale me çdo kusht dhe me çdo të drejtë që kemi për ta bërë. Kam shumë besim që edhe bashkësia ndërkombëtare dhe sidomos BE do ta kuptojë. Për sa kohë e bën Italia një herë në tre vite, skemi pse mos e bëjmë.

Nuk kemi pse të privohemi se jemi të vegjël dhe na paragjykojnë përtej çdo logjike. Është e rëndësishme për emigrantët dhe gjithë shqiptarët se është fenomen masiv i prodhuar nga sakrificat e jashtëzakonshme dhe një sasi pune e kryer në zonën informale të ekonomisë në vendet e zhvilluara që po ti mbledhen të gjitha orët që shqiptarët i kanë falur me djersë e gjak ekonomisë informale në vendet e zhvilluara atëherë do na rezultonte një volum skallavërie i paimagjinueshëm. Sot shqiptarët si komb janë shumë më të ditur e të aftë prej emigracionit”, tha Rama.