Ballina Lajme Rama: Bursë mujore në nivelin e pagës minimale për studentët që do...

Rama: Bursë mujore në nivelin e pagës minimale për studentët që do të ndjekin mësuesinë

1

Studentët të cilët do të zgjedhin degën e mësuesinë, do të përfitojnë bursë mujore, në nivelin e pagës minimale deri në përfundim të studimeve. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë “Mësuesi i Vitit 2022”, duke shtuar se ky vendim vjen për të  rritur stimulimin e të rinjve që të zgjedhin rrugën e mësuesisë. Për të përfituar bursën, kriter do të një nota mesatare. 

Ajo që po bëjmë është të rrisim stimulin për të hyrë në rrugën e mësuesisë. Deri para disa vitesh hynin ata që ishin në pamundësi për të marrë çdo degë tjetër. Më të dobëtit përfundonin në rrugën e mësuesisë. Studentët që do ndjekin mësuesinë, veçse kriteri i një note mesatare të rëndësishme do të jetë në fuqi, do përfitojnë bursë mujore që është në nivelin e pagës minimale. Pra që nga momenti kur të hyjnë në shkollë do marrin pagën e përmuajshme deri në përfundim të shkollës“, tha Rama.

Teksa përmendi rritjen e nivelit të mësimdhënies në shkolla, kryeministri Rama shprehur rezerva në lidhje me drejtimin e institucioneve arsimore në vend. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, drejtimi i shkollave në vend është “një sfidë e hapur.

Rekrutimi i mësuesve tani është një proces i konsoliduar. Sistemi nuk ka patur asnjë lloj logjike përveç klientelës së korrupsionit. Sot këto kanë marrë fund dhe mund të kemi raste sporadike, është vërtetë një arsye për të marrë frymë lirisht sepse nuk kanë qenë ndodhi të një shekulli më parë, por të disa viteve më parë. Tani duket sikur është një përrallë nga e kaluara përfshirja e tyre me forcë në aktivitete të natyrës politike, elektorale, imponimi i vullnetit të lirë për të kontribuar me votë, edhe familjarisht dhe pamundësia për t’u ndjerë të sigurt në rrugën e një karriere të merituar. Sot jo vetëm nuk kemi të tilla gjëra, por po bëjmë çmos që brenda sistemit të jetë një mekanizëm vlerësimi i cili u jep mësuesve atë që u takon dhe për të përmirësuar drejtimin e shkollave. Drejtimi i shkollave është një sfidë e hapur. po punojmë për të rritur përgjegjshmërinë në drejtim“, u shpreh Rama.