Ballina Lajme Ra nga pallati që po ndërtohej, humb jetën punëtori në Shëngjin

Ra nga pallati që po ndërtohej, humb jetën punëtori në Shëngjin

16

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një pallati që po ndërtohej në Shëngjin. Si pasojë e plagëve të marra ai nuk ka mundur të mbijetojë. Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale E. F., 28-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth 07:30, ndërsa 28-vjeçari humbi jetën rrugës për në spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë aksident në punë.