Ballina Lajme Ra nga lartësia ku ishte duke punuar, ndërron jetë rrugës për në...

Ra nga lartësia ku ishte duke punuar, ndërron jetë rrugës për në spital 40-vjeçari në Himarë

31

Një 40-vjeçar është plagosur pasi ka rënë nga lartësia e një objekti, ku ishte duke punuar.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:56, në Dhërmi, Himarë, ku shtetasi A. N., 40 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 40-vjeçari u transportua drejt në spitali për ndihmë mjekësore, por ndërroi jetë rrugës.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.