Pasi hoqi mantelin e dekorit kuq e zi qyteti i Fierit ka nisur te vezullojë nga dritat festive.Bashkia e Fierit nis përgatitjet për dekorimin e qytetit në prag të festave të fundëvitit.
Qyteti i Fierit po zbukurohet nga dritat dhe dekoret e ndryshme në prag të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Me afrimin e festave, edhe qyteti ka filluar që të vishet me vellon e tij të re, çka është kthyer në një traditë të bukur, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.