Ballina Lajme Qytetarët fierakë janë përfituesit e investimeve të bashkisë së Fierit. Jo vetëm...

Qytetarët fierakë janë përfituesit e investimeve të bashkisë së Fierit. Jo vetëm të përfitojmë, por edhe të dimë ta ruajmë investimin si komunitet në jetën e përditshme

1

Tashmë qyteti i Fierit ka fituar parametra të zhvillimit europian, pavarësisht problemeve që presin zgjidhje, puna nuk ka të ndaluar. Çdo ditë çelen kantiere të reja pune sa në njësitë administrative, por edhe në lagjet e brendshme të qytetit të Fierit,. Ia vlen në këtë kontekst që krahas investimeve të reja të kujtohen si kanë qenë gjendjet dhe si janë shndërruar ato.

Le të ndalemi në dy nga arteriet rrugore të qytetit tonë në lagjen “15 tetori”. Cili do nga banorët e kësaj lagjeje e kujton se në çfarë situate ishin rrugët “Kristina Lino” dhe “Sadik Rucaj” dhe kanë të drejtën të shijojnë pamjet që ato kanë sot.

Sot, asnjë nga këto dy rrugë, si shumë të tjera në qytet, nuk kanë asgjë të përbashkët me kaosin që qytetarët ndeshnin sapo dilnin nga banesat e tyre. Ndërkohë që edhe pse stina e dimrit ka trokitur puna nuk ndalon, por vazhdon në përmbushje të objektivave dhe synimeve të reja./Tv Kombi