Ballina Lajme Qindra mijëra euro false në vend, francezët rrezikojnë 27 vite burg

Qindra mijëra euro false në vend, francezët rrezikojnë 27 vite burg

5

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 27 vite burg për 3 të pandehurit me shtetësi franceze të cilët akuzohen për qindra mijëra euro të falsifikuara në vendin tonë. Prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar dënimin me nga 9 vite burg për shtetasit Jennifer Chollet, Zinedin Nkeh dhe Zinedin dhe Jose Ngakam.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për “BalkanWeb’ se për shkak të gjykimit të shkurtuar ata përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit, dhe nëse shpallen fajtor nga gjykata do dënohen me nga 6 vite burg.

Shtetasit e huaj kanë mohuar akuzat për futjen në Shqipëri të mijëra eurove të falsifikuara dhe letrave “Lastra”, dhe kanë kërkuar pafajësi.

Sipas prokurorisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të fusin në qarkullim në territorin e Shqipërisë rreth 1.2 milion Euro, kartëmonedha te cilat i janë sekuestruar shtetasit Jose Ngankam.