Mjekë të ndryshëm kanë pranuar se fëmijët po shtrohen masivisht në spitale me probleme të frymëmarrjes dhe shkak janë vapes. Ata bëjnë thirrje që këto cigare të zhduken përfundimisht nga tregu.
Këto cigare përmbajnë doza të larta të nikotinës. Ato po dëmtojnë fëmijët që qëndrojnë në ambientet ku tymoset, po u krijojnë varësi si dhe po i dëmtojnë që në fazat e hershme të zhvillimit të tyre.
Si rezultat, klinikat po përballen me një numër rastes në rritje të fëmijëve që zhvillojnë sëmundje të mushkërive të lidhura me vapes.
Ato shkaktojnë probleme të frymëmarrjes si gulçim, dhimbje gjoksi, inflamacion të mushkërive dhe në raste të rënda, dështim të frymëmarrjes.
Një numër në rritje gjithmonë është edhe ai i minorenëve që i përdorin këto cigare njëpërdorimshe.
Megjithëse vapes pranohen gjerësisht si më të sigurta se pirja e duhanit, efektet afatgjata të tyre mbeten ende një mister.
Mjekët në muajt e fundit kanë ngritur frikën se mund të ketë një valë sëmundjesh të mushkërive, probleme dentare dhe madje edhe kancer në dekadat e ardhshme te njerëzit që e kanë pasur këtë zakon që në moshë të re.
RCPH (The Royal College of Paediatrics and Child Health) po i kërkon Qeverisë që të ndalojë vapes për shkak të shqetësimeve rreth përdorimit tek të rinjtë.
RCPCH gjithashtu vuri në dukje se ato përmbajnë mesatarisht 0.15 g litium.
Sasia e litiumit që hidhet në vapes çdo vit është e mjaftueshme për të prodhuar rreth 1200 bateri makinash elektrike.