Ballina Rajoni Qeveria serbe rrëzon kërkesën e Vuçiç për kthimin e dënimit me vdekje

Qeveria serbe rrëzon kërkesën e Vuçiç për kthimin e dënimit me vdekje

1

Qeveria serbe ka rëzuar kërkesën e Presidentit Aleksandër Vuçiç për të rikthyer dënimin me vdekje.

Në një deklaratë pas dy masakrave të ndodhura në Beograd, Vuçiç pohoi sot se kërkesa e tij u refuzua nga kryeministrja Ana Bernabiç.

Refuzimi erdhi për shkak të konventave ndërkombëtare, ku Serbia është pjesëmarrëse.

Brenda 48 orëve, në Serbi kanë humbur jetën 17 persona dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur, fillimisht pas një sulmi me armë në një shkollë, më pas nga një sulm i përgjakshëm në disa rajone të Beogradit.