Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjsië dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me situatën energjetike në vend.
Balluku tha se qeveria ka mbrojtur familjarët dhe bizneset e vogla e të mesme, ndërsa po analizohet si mund të mbrohen edhe ato biznese që janë klientë të tregut të lirë për të siguruar sasinë e energjisë elektrike.
Ndër të tjera, u bë me dije se fasha 800 kWh të mos aplikohet as në muajin nëntor, pasi moti në vijim parashikohet me reshje, ndërsa ka dhe një rënie në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë.