Qeveria shqiptare është e vendosur që t’i shkojë deri në fund propozimit të ri për hartën e re gjyqësorë. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e bëri këtë deklaratë pas një takimi konsultues për projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. “Të gjitha diskutimet mbi hartën kemi lënë një ditë të dedikuar, do të kemi përgjigjet e duhura nesër në Komisionin e Ligjeve. Nesër do të shkojmë në respekt të Komisionit të Ligjeve, pas seancës dëgjimore nesër në Komisionin e ligjeve dhe miratimin nga Ministria e Financave, harta do të shkojë në qeveri për miratim”, tha Manja.
Harta e re gjyqësore kundërshtohet nga avokatët, të cilët kanë vendosur për bojkotin e seancave për masat e sigurisë deri më 27 korrik