Ballina Lajme “Qendroni në gatishmëri…”, jepet alarmi për përmbytje, zonat e rrezikuara (HARTA)

“Qendroni në gatishmëri…”, jepet alarmi për përmbytje, zonat e rrezikuara (HARTA)

120

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka bërë thirrje Bashkive të SHkodrës, Lezhës, kukësit dhe Dobrës që të qendrojnë në gatishmëri apsi pritet përkeqësim i motit.

me anë të një njftimi për medgiat “AKMC” ju këkron bashkive të qendrojnë në gatishmëri të plotë, pasi në orët në vijim priten rrebeshe shiu.

Sipas parashikimit nga Instituti i Gjeoshkencave, shtrëngata shiu priten në Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë.

Njoftimi i plotë:

RRESHJET pritet të ndikojnë në disa pjesë të vendit tonë.

Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave ‘IGJEO’ tregon se sot pasdite (e enjte, dt. 26) dhe nesër (e premte, dt. 27) priten reshje mesatare dhe lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës të cilat mund të shoqërohen me shtrëngata. Në qarqet Dibër dhe Lezhë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje të dobëta.

Në këtë kohë, bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gadishmëri mjetet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje.

Ne ju kujtojmë se siguria është prioritare. Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale.

Në kohët e sfidave, unitet dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit janë thelbësore. Le të bëhemi një komunitet i përgjegjshëm dhe të jemi në ndihmë të njëri-tjetrit në çdo moment.

Faleminderit për kujdesin tuaj dhe për bashkëpunimin në ruajtjen e sigurisë së të gjithëve.