Ballina Lajme Qendra e qytetit dhe parkimi nëntokësor janë dy investime me vlerë në...

Qendra e qytetit dhe parkimi nëntokësor janë dy investime me vlerë në jetën komunitare të qytetit të Fierit

1

Qendra e qytetit dhe parkimi nëntokësor janë dy investime me vlerë në jetën komunitare të qytetit të Fierit Çlirimi i hapësirës së qendrës së qytetit nga ndërtimet do t’i hapte rrugën investimit madhor të krijimit të një sheshi i cili do të ndryshonte rrënjësisht pamjen e Fierit.

Sot ai është shndërruar jo vetëm shumëfunksionale, por edhe pikë takimi i banorëve në raste festash dhe aktivitete artistike. Shembull ishte festa e fundvitit kur sheshi u transofrmua tërësisht nga pamja e tij festive. Kështu qendra e Fierit është transformuar në një hapësirë të re publike ndërkohë që ky investim përkthehet në një nga transformimet e mëdha urbane me impakt afatgjatë për bashkinë e Fierit.

Por edhe parkimi nëntokësor në qendrën e rikonceptuar të Fierit është një vlerë e shtuar dhe një zgjidhje afatgjatë e problemit të trafikut në këtë qytet pasi parkimi në bashkinë e Fierit për shumë kohë ka qenë një problem që kërkonte zgjidhje.

Parkimi nëntokësor i cili ndodhet nën sheshin qendror të qytetit të Fierit ka nisur funksionimin e tij prej disa muajsh. 110 janë vendet në dispozicion për parkimin e automjeteve, ndërsa e gjithë hapësira është e monitoruar me kamera.

Një parkim në qendër të qytetit ishte kthyer në domosdoshmëri, kjo jo vetëm për shkak të kaosit të krijuar në qendër aty ku dhe shumica e qytetarëve marrin shërbimet në disa institucione, por edhe pas shtimit të numrit të automjeteve në qarkullim Sot këto dy investime janë një vlerë e shtuar në jetën komunitare të qytetit të Fierit ./Tv Kombi/