Dy persona janë shpallur në kërkim pasditen e sotme në Mamurras, pasi pas një konflikti për motive të dobëta kanosën me armë zjarri shtetasin Shtjefen Ndreka, duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij.
Policia bën me dije se autorët janë Paulor Noka dhe Romario Gjoni, banues në Mamurras dhe se janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Kurbin
Kanosën me armë zjarri, një shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, Policia e Kurbinit identifikon dhe shpall në kërkim 2 autorët e dyshuar.
Rreth orës 19:00, në lagjen “Demokracia”, Mamurras, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit Paulor Noka dhe Romario Gjoni, banues në Mamurras, kanë kanosur shtetasin Shtjefen Ndreka, duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kurbin kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat Operacionale të DVP Lezhë dhe FNSH Shkodër.
Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Top Channel