Ballina Lajme Qëlloi me armë drejt autorëve që i vranë shokun, arrestohet 32-vjeçari në...

Qëlloi me armë drejt autorëve që i vranë shokun, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

1

32-vjeçari Sali Zenelaj është arrestuar në Vlorë ditën e sotme, pas dy viteve arrati pasi gjykata e ka dënuar me burg për vrasje të mbetur në tentativë.

Në 15 mars të vitit 2021, në lagjen “Bashkimi”, Sali Zenelaj ishte dëshmitar i vrasjes së mikut të tij. I riu qëlloi me armë drejt autorëve që u larguan me makinë nga vendngjarje.

Pas hetimeve, 32-vjeçarit iu caktua masa arrest me burg për për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

Njoftimi i Policisë

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për ushtrimin e kontrolleve të befasishme në qendrat urbane, në akset rrugore nacionale dhe në ato kryesore rurale, me qëllim kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sëift”, në kuadër të të cilit u kap dhe ndalua shtetasi në kërkim:

Z., 32 vjeç, banues në Panaja.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 15.03.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

Shtetasi S. Z. dyshohet se më datë 03.03.2021, pas vrasjes së shokut të tij, shtetasit T. Gj., në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin janë larguar autorët, 2 prej të cilëve, H. J. dhe S. G., janë ndaluar më pas nga Policia.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.