KURBIN- Qëllohet me armë ish-deputeti socialist Armando Prenga. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme.
Siç edhe u raportua, Prenga ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin, kur drejt makinës së tij është qëlluar me armë zjarri.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, të riun 29 vjeç, me inicialet F.I.. 29-vjeçari është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij tip ‘Benz’. Nuk dihet ende shkaku i përplasjes mes tyre.