Ballina Lajme Që nga pastrimi i veshkave deri te gastritet, Dardha sjell shumë dobi...

Që nga pastrimi i veshkave deri te gastritet, Dardha sjell shumë dobi për shëndetin 

2

Dardha jo vetëm që ofron shije shumë të ëmbël në gojë, por kjo frutë ju ndihmon të parandaloni edhe një sërë sëmundjesh. Shumë studime kanë evidentuar se dardha është një frut me vlera të larta ushqyese, që e ndihmon organizmin në disa aspekte.

Dardha njihet për efektet qetësuese kryesisht kundër djegieve të stomakut, gastriteve, kolitit apo kundër problemeve me zorrë të trashë. Gjethet e dardhës përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare. Cipa e dardhës bën mirë për pastrimin e veshkave ndërsa

lëngu që përftohet nga zierja e degëve të dardhës ndihmon në uljen e temperaturës. Dardha përmban një sasi mjaft të pasur me vitamina A, C, K, B2, B3 dhe B6. Ka gjithashtu folate, bor dhe fruti lidhet me parandalimin e osteoporozës.

Kjo frutë ul kolesterolin në gjak. Dardha është shumë e pasur me fibra dhe e mbushur me veprimtari ushqimore antioksidantësh. Acidi hydroxycinnamic, që gjendet tek dardha parandalon kancerin e mushkërive dhe stomakut. Ndihmon në lehtësimin e dhembjeve të kyçeve.