Ballina Lajme Qafë Thanë, qytetarët vonohen me orë për të kaluar kufirin maqedonas, po...

Qafë Thanë, qytetarët vonohen me orë për të kaluar kufirin maqedonas, po punohet me staf të reduktuar

3

Rradhë të gjata janë shënuar në pikën kufitare të Qafë-Thanës. Bëhet me dije se ka vonesa nga pala maqedonase.

Sipas informacioneve, pala maqedonase ka punuar me sportele dhe stafe të reduktuara duke krijuar pritje nga 1 orë deri në 1 orë e 30 min, ndërkohë pala shqiptare ka shtuar sportelet.

Ndryshe nga Kapshtica që më së shumti ka shtetas shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi dhe kthehen për festa nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës më së shumti janë qytetarë nga juglindja dhe jo vetëm që shkojnë bëjnë pazare në Maqedoninë e Veriut dhe kthehen brenda ditës.