Ballina Vendi Punonjësit e Drejtorisë së Tensionit të Lartë i janë bashkuar nismës së...

Punonjësit e Drejtorisë së Tensionit të Lartë i janë bashkuar nismës së bashkisë së Fierit për mbjelljen e pemëve dekorative.

2

Kontributi për ruajtjen dhe pasurimin e mjediseve të gjelbëruara tashmë është kryer në një mision më vete në bashkinë e Fierit.Pak ditë më parë një numër të rinjsh nën shoqërinë e kreut të bashkisë së qytetit të Fierit kanë mbjellë pemë zbukuruese në parkun e ri që po merr jetë në ish-fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane.

Ndërsa sot po në kuadër të pasurimit të ambienteve publike me gjelbërim, punonjësit e Drejtorisë së Tensionit të Lartë i janë bashkuar nismës së bashkisë për t’i shtuar qytetit të Fierit më shumë oksigjen, ngjyra dhe hijeshi përmes mbjelljes së pemëve dekorative.

Përgjatë brigjeve të lumit Gjanica ka vazhduar sërish mbjellja e pemëve dekorative të cilat plotësojnë kështu dekorin e këtij investimi, por edhe ndikohet ndjeshëm në pastrimin ajrit si pasojë e ndotjes që shkaktohet në mjedis nga lëndët hidrokarbure që ende përbëjnë një problem shqetësues. Aksioni i mbjelljes së pemëve dekorative ka nisur që në fillim të muajit dhjetor të viti të kaluar dhe vazhdon deri në fund të këtij muaji.

Ndërkohë që ndërrmarrja e gjelbërimit në bashkinë e Fierit bën një kujdes të veçantë për krasitjen e pemëve me probleme, zëvendësimin e pemëve të thara me të reja e deri në mbjelljen e luleve të cilat janë rezistente për stinën e dimrit. Me shtimin e numrit të pemë të reja realizohet një shërbim që i bëhet çdo ditë tokës, natyrës dhe qytetit./Tv Kombi/