Tiranë- Partia Socialiste do të zyrtarizojë sot emrat e 61 kandidatëve për zgjedhjet e “14 Majit”.
Pjesa dërrmuese e emrave do të rikonfirmohet.
Emra të rinj pritet të ketë në Bashkinë e Librazhdit, Gramshit dhe Peqinit sa i përket qarkut të Elbasanit.
Pritet po ashtu emri që do të zëvendësojë Lefter Allën në Bulqizë, pasi ky i fundit u arrestua për shkelje në tendera.
Deri më tani, raportohet se Ermal Dredha pritet të jetë emri i përzgjedhur i Edi Ramës për të zëvendësuar Dritan Lelin për Bashkinë e Vlorës.
Mbetet për t’u parë deri në zyrtarizimin final të emrave.