Ballina Lajme Politike PS fiton në qarkun Fier, Balla: Procesi i numërimit për këshillat të...

PS fiton në qarkun Fier, Balla: Procesi i numërimit për këshillat të jetë korrekt! Subashi: Filozofia jonë, puna

3

Drejtuesi politik i qarkut të Fier, Taulant Balla bëri thirrje për një proces korrekt të numërimit të votave edhe për këshillat bashkiakë që të mos preket asnjë votë e asnjë subjekti politik. Balla tha se edhe bashkitë e tjera të qarkut Fier kanë një trend në favor të PS, ku pritet të marrë mbi 55 % të votave.

“Porosi e meraku im është që i gjithë procesi i numërimit të shkojë me kujdes dhe në mënyrë korrekte që asnjë votë e asnjë subjekti politik të mos preket. Në fund të këtij procesi korrektësia të mbahet mend. Në bashkitë e tjera përveç fierit do kemi një shumicë të madhe në anëtar e këshillit mbi 55 % do jenë të PS dhe kështu do vijojmë edhe në Patos, Roskovec etj. Sa i përket kandidatëve besoj se nuk ka më nevojë për koment , ato janë sipas parashikimit”, tha Balla.

Balla uroi Armando Subashin që fitoi për kryetra të Bashkisë Fier dhe kryetarët e tjerë të PS që fituan në Lushnjë, Mallakastër, Roskovec, patos dhe Divjakë

“Ne duhet ta lesojmë rezultatin me shumë përgjegjësi në të gjitha bashkitë, kemi marrë 70 % të votave ën Fier dhe kjo është një peshë e madhe që duhet përkthyer menjëherë në punë”, tha Balla.

Armando Subashi, i cili fitoi mandatin e 3-të si kryetar bashkie Fier, falënderoi votuesit dhe tha se fokusi i tij do jetë puna.

“Falenderoj të gjithë qytetarët për votën dhe besimin . Do të bëjmë një analizë të hollësishme për të bërë korrigjimet e duhura. Filozofia e PS ka qenë puna dhe kështu do jetë edhe për 4 vitet e ardhshme. Përgjegjësia për herë të 3 do jetë më e madh se herën e parë. Beteja jonë do jetë 2025 për të kthyer mandatin e 10 në Fier dhe Rama të marrë mandatin e 4”, tha Subashi