Partia Socialiste ka siguruar 3 fitoret e para në zgjedhjet vendore të 14 majit duke fituar në Bashkitë Vorë, Kamëz dhe Elbasan, ku votimi dhe numërimi u bë në mënyrë elektronike. Në këto bashki PS garonte me kryetarët aktualë, të cilët kanë rikonfirmuar vijimin e detyrës së tyre në drejtimin e këtyre bashkive.
Rezultati ende nuk është zyrtar pasi kanë mbetur edhe pak qendra votimi pa u numëruar, por rezultati mes kandidatëve është i thellë.
Blerim Shera i Partisë Socialiste është shpallur fitues si kryetar i Bashkisë Vorë. Shera deri tani ka 74.28 % të votave. Shera ishte në garë me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Indrit Hoxha, ka 25.72 % të votave
Pjesëmarrja në votime në Bashkinë Vorë ishte 43 %, ku votuan 13 300 persona nga 30 822 votues që ka kjo bashki. Krahasuar me zgjedhjet e pjesshme vendore të 2022 të zhvilluara në bashkinë Vorë, këto zgjedhje pjesëmarrja ishte 2 % më e lartë.
Në Bashkinë Elbasan fitues ka dalë Gledis LLatja deri tani me 55.03 %të votave, ndërsa kundërshtari i tij Luçiano Boçi i koalicionit “Bashkë-Fitojmë” ka 44.97 % të votave
Edhe në Kamëz është shpallur fitues Rakip Sulit i PS me 60.65 % të vota. Kandidati i “Bashke Fitojmë” Arjan Hoxha ka 35.11 % të votave dhe Bilbil Bajraktari i PD ka 4.24 % të votave