Vijon procesi i numërimit edhe në Mallakastër, ku nga 50 kuti në total, deri më tani janë numëruar 10 kuti.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS Qerim Ismailaj ka marrë deri më tani 1252 vota, ose 49.74%.
Sakaq kandidati i Partisë Demokratike, Agron Kapllanaj ka marrë 1101 vota ose 43.74%.
Resmi Shanaj i Bashkë Fitojmë numëron 164 vota ose 6.52 %.