Ballina Lajme PS depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit

PS depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit

1

Partia Socialiste ka dërguar kërkesën për regjistrim në zgjedhjet vendore të 14 majit në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Kërkesa zyrtare selisë është e firmosur nga Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PS Eridian Salianji, ku kërkohet regjistrimi i këtij subjekti, ndërsa në ditët në vijim pritet dhe mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për miratimin formal të kësaj kërkese.

PS depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim në

Kujtojmë se dy ditë më parë Partia e Lirisë u regjistrua në KQZ, ndërkohë, më datën 6 mars mbyllet edhe afati për partitë politike për t’u regjistruar në KQZ për këto zgjedhje, ndërsa pritet që këto dy ditë Sali Berisha do të marrë vendimin mbi mënyrën se si do të garojnë kandidatët e tij, pasi dje Gjykata e Apelit vendosi t’ia lërë vulën Enkelejd Alibeajt, si komunduar në detyrën e kryetarit të kësaj partie pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.