Ballina Lajme Protesta e pedagogëve, Rama reagon në Twitter: Nuk ka weting për pedagogët...

Protesta e pedagogëve, Rama reagon në Twitter: Nuk ka weting për pedagogët dhe as rritje pagash!

1

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me protestën kombëtare të pedagogëve. Rama ka sulmuar edhe mediat që sipas tij janë shprehur se ‘qeveria do bëjë wetingun e pedagogëve’. Gjithashtu ai u shpreh sërish i vendosur se nuk do ketë rritje pagash për pedagogët.

Postimi i Kryeministrit Edi Rama në Twitter:

Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh, nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre, flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar! Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!