Ballina Lajme Protesta e opozitës, ironizon Balla: Sot janë të tretat e protestës, se...

Protesta e opozitës, ironizon Balla: Sot janë të tretat e protestës, se si eci të shtunën

1

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka ironizuar thirrjen e  kryetarit të PD, Sali Berisha për protestë para parlamentit ditën e sotme në një kohë kur do të jetë edhe seanca plenare.

Në një dalje për mediat, Balla e cilësoi dështim protestën e 11 shkurtit, ndërsa tha me ironi se sot janë “të tretat” e protestës.

“Pas  dështimit të protestës, revolucionit ditën e shtunë, në Shqipëri këto raste bëhen edhe të tretat. Sot janë të tretat. Nuk e di për çfarë arsye duhet protestuar sot te Parlamenti.”- tha Balla.

PD do të protestojë kundër qeverisë. pasditen e sotme në orën 17:00.