Liderët e rajonit dhe Europës kanë mbërritur dhe kanë firmosur marrëveshjen e parë në samitin BE-Ballkani Europian. Ndërkohë demokratët nga ana tjetër po mblidhen në selinë blu për protestën që pritet të mbahet në orën 12:00.
Mësohet se protestuesit do të marshojnë nga selia e Partisë Demokratike drejt Dajtit ndërkohë që do të ketë një skenë lëvizëse, në të cilën është parashikuar të flasin 12 demokratë.
Pavarësisht masave të marra kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se opozita do të protestojë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Kujtojmë se që nga mëngjesi i sotëm bulevardi është i rrethuar nga forcat e policisë.