Prononcimi i plotë për media i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes së Grupit: Kemi diskutuar edhe për çështje të tjera që do të kemi në seancat e menjëhershme, pas seancës së sotme hapëse të sesionit që lidhen me mbështetjen në Kuvendin e Shqipërisë të një nisme tepër të rëndësishme që e vlerësoj maksimalisht. Në kushtet që ndodhet vendi që është amnestia fiskale apo edhe ligje tjera tepër të rëndësishme që ne do t’i miratojmë në javët në vijim. Kuvendi i Shqipërisë i ka votat për të miratuar çdo ligj, ka votat për të miratuar ligjet që kërkojnë 3/5 apo ka votat që kërkojnë 2/3 që është miratimi për ndryshimin e Kushtetutës. Dhe mendoj që nuk është korrekte që unë të shprehem sot pasi deputetët e opozitës nuk e kanë lexuar ligjin për amnestinë fiskale dhe mendoj që çdo deputet duhet të votojë sipas asaj që mendon dhe për atë që i bën mirë vendit dhe ligji për amnestinë fiskale i bën mirë ekonomisë së vendit dhe mendoj që mbi çdo lloj vendimi politik të marrë nga pjesë të caktuara të opozitës, ajo që është e rëndësishme është nevoja që ka sot Shqipëria, ekonomia e Shqipërisë për të miratuar ligje të tilla. Kështu që në këtë aspekt mos u nxitoni në konstatimin tuaj të kahershëm sepse nuk janë votat. Ligji për amnesti nuk shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar sepse nuk e lejon kushtetuta. Opozita nuk ka ekskluzivitetin për të emëruar Avokatin e Popullit por opozita ka të drejtën e propozimit dhe në bazë të propozimit të tyre ne duhet të shprehemi me votë. Në seancën e 22 dhjetorit opozita e bojkotoi procesin e votimit mbi një pretendim që rezultoi të ishte i paqetë që lidhet me një votim tjetër dhe kjo rezulton se opozita nuk respekton as kandidatët që sjell vet. Thirrja ime për opozitën në këtë fazë të re të Integrimit Europian, po ecim me procesin e vlerësimit të legjislacionit ku kërkohet që për çështje të integrimit europian të kemi dhe të gjejmë sa më shumë konsensus me njëri-tjetrin, na duhet që dialogu politik konstruktiv mes mazhorancës dhe opozitës nuk duhet parë brenda opozitës si një tradhëti e njërës palë apo palës tjetë. Ajo që na ka diferencuar ne shqiptarët nga vendet e tjera të rajonit është fakti që dialogu pozitë-opozitë për çështje të integrimit europian ka qenë i kahershëm dhe duhet të mbetët si i tillë. Kuvendi i Shqipërisë ka nevojë për një reformë të thellë, reforma nga Kuvendi i Shqipërisë duhet bërë edhe në mënyrën e organizimit të komisioneve të përhershme parlamentare. Është i pamundur që procesi i punës të vazhdohet me 8 komisione, me 20 apo 22 anëtarë në mbledhje komisioni, dhe duhet të ulim numrin e anëtarëve të komisioneve duke rritur kështu numrin e komsioneve. Na duhet që të rrisim do ta quaja unë kontrollin parlamentar, na takon ne shumicës në parlament gjithmonë që vetëm përmes dialogut me opozitën për disa ndryshime, qofshin ndryshime që lidhen me rolin në kuadër të procesit të integrimit europian, apo qofshin me transfuzimin e ndryshimeve. Ligji për komisionet hetimore parlamentare është aq i vjetër sa edhe rregulloja e Kuvendit të Shqipërisë bie ndesh me të dhe na duhet në mënyrë të menjëhershmë që në fillim të këtij sesioni që ne ta adresojmë këtë çështje.