Besoj që më jepni të gjithë dakordësinë tuaj që edhe kërkesa të tjera duhet refuzuar ose duhen rrëzuar me patjetër. Zotërisë në fjalë çdo lloj kërkese, çdo lloj propozimi i është refuzuar në aspektin formal. Në këtë fazë jemi sot, pra Konferenca e Kryetarëve shqyrtoj aspektin formal por më e rëndësishme se kjo është një element tjetër, në dhjetor të këtij viti që mbyllëm
Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë mazhorancës mbi një vendimmarrje tjetër që mazhoranca kishte marrë për një kërkesë tjetër të Komisionit Hetimor dhe e vërteta është që kërkesat e opozitës janë të pakufijshme në të drejtën e tyre për të propozuar por kjo nuk do të thotë që edhe ne nuk kemi të drejtë t’i shqyrtojmë.
Besoj se për këtë çështje në Konferencën e Kryetarëve ka patur dakordësi që Kuvendi i Shqipërisë të adresojë në mënyrë urgjente dhe të menjëhershme të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese në 20 vitet e fundit të cilat nuk janë transpozuar në ligjin për organizimin e komisioneve hetimore.
Bëhet fjalë për një ligj të miratuar në vitin 2002 ndaj të cilit ka një sërë vendimesh të Gjykatës Kushtetuese, ka një sërë vendimesh që duhen marrë në konsideratë dhe dakordësia në Konferencën e Kryetarëve ka qenë që menjëherë që gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të transpozohen në ligj, edhe rregullorja e Kuvendit ka nevojë për ndryshime sepse ligji flet për shqyrtim nga ana e Byrosë së Kuvendit që ka qenë paraardhësja e Konferencës së Kryetarëve për nga kompetencat.
Mendoj që në mënyrë urgjente ne do të kemi mundësinë që të ndryshojmë ligjin për komisionet hetimore. Propozomi im ka qenë që të kemi një komision bipartizan për të adresuar këto ndryshime dhe të ecim përpara me një detyrim që e ka Kuvendi, pra Kuvendi duhet të jetë institucioni i parë që respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ne e kemi thënë, ne nuk komentojmë vendimet e gjykateve.
Përsa i përket avokatit tē Popullit sapo të fillojë sesioni më datë 16 do të ketë një komunikim nga ana e Komisionit të Çështjeve Ligjore nē Kuvendin e Shqipërisë përsa i përket këtij procesi i cili do të jetë një proces i hapur dhe e vërteta është që sa më shpejt të jetë e mundur do t’i japim Shqipërisē një Avokat Populli i cili të jetë realisht Avokati i Popullit jo avokati i Partisë Demokratike në zyrën e Avokatit të Popullit.
Opozita e pati të gjithë hapësirën dhe kohën e nevojshme,8 muaj, për t’i dhënë vendit një Avokat Populli dhe nuk e shfrytëzoi, mendoj që ne do t’i japim mundësinë kujtdo që të shprehë interesin e tij. Pra do të jetë një proces i hapur dhe në këtë proces të hapur, natyrshëm që ne e kemi thënë që ka një traditë që opozita propozon avokatin por jo e emëron, pra duhet të ndajmë propozimin nga emërimi.
Emërimin e ka Kuvendi ndërsa propozimin e ka opozita, kështu që në këtë aspekt gara duhet të jetë e hapur, shprehja e interesit duhet të jetē e hapur. I bëj thirrje opozitës që në demokraci duhet që të biesh dakord ose të paktën të negociosh që të biesh dakord dhe kjo nuk është tradhëti, ky është detyrim. Konferenca e Kryetarëve ka diskutuar për largimin e spiunëve nga politika.
E kam ngritur vetë në mbledhje ku kam thënë që 14 maji po afron dhe do ishte e papranueshme që në listat e anëtarëve të këshillit apo kandidat për kryetar bashkie bashkëpuntori I.M apo bashkpunëtor me iniciale të tjera të zgjidhej dhe kryetar bashkie apo anëtar këshilli bashkiak. Këtë gjë ne duhet ta pengojmë njëherë e përgjithmonë. Këto janë ndërhyrje ligjore që kërkojnë 3/5 dhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste nuk i ka 3/5 sepse do ta kishte bërë dhe ajo që mua më bën shumë përshtypje është që këtë gjë në Kuvendin e Shqipërisë po e pengon Partia Demokratike.
Pra pengimin që bashkëpunëtorët e e Sigurimit të shtetit të futen në organet e larta shtetërore e pengon ose të paktën duket që ka një disponibilitet, megjithatë nga deklarimet e tyre është thënë që ka një lloj dakordësie dhe ajo që kam ngritur sot në Konferencën e Kryetarëve