Ballina Lajme Politike Progresraporti i KE/ Tabaku: Qeveria të rishohë iniciativat për legalizimin e kanabisit...

Progresraporti i KE/ Tabaku: Qeveria të rishohë iniciativat për legalizimin e kanabisit dhe amnistinë fiskale

2

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një deklaratë për media ka deklaruar se në raportin shumëfaqësh të KE-së, 6 janë problematikat kryesore për Shqipërinë.

Sipas Tabakut, ky progresraport tregoi se nuk ka asnjë përmirësim në vlerësim, krahasuar me një vit më parë.

Ajo theksoi se raporti vë theksin te reformimi i Kodit Zgjedhor, dhe i bën thirrje qeverisë shqiptare që të rishohë iniciativat për legalizimin e kanabisit dhe amnistinë fiskale.

“Politikat monetare, ekonomike, shërbimet financiare, dhe energjia, pothuajse 1/3 e kapitujve ka pak nivel përgatitje ose janë ndërmjet nivelit pak dhe disi. Ndërkohë që është akoma në fazë fillestare kapitulli për mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit.

Progresraporti i 2023 tregoi se nuk ka asnjë përmirësim në vlerësim krahasuar me atë të 2022.

Nga raporti shumëfaqësh I KE, 6 janë problematikat kryesore: zgjedhjet, ku njihen parregullsitë e përmendura dhe në progresraportin e OSBE/ODIHR, ku përfshihet shit-blerja e votës përdorimi I aseteve publike, keq përdorimi I administratës shtetërore, presion ndaj votuesve, e me radhë.

Sipas misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve, një fushë loje e barabartë mes kandidatëve nuk u garantua.

Raporti thekson se parlamenti duhet të reformojë Kodin Zgjedhor, duke marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votimin e diasporës”, tha Tabaku, ndërsa shtoi se në progresraport vihet theksi edhe te mungesa e jetës parlamentare e debatit politik.

Teksa citon raportin, Tabaku thekson se mosmarrëveshjes politike shumicë-opozitë, kanë ndërprerë funksionimin normal parlamentar.

“Më tej theksohet mohimi i së drejtës të opozitës për ngritje të komisioneve hetimore në kundërshtim me Kushtetutën.

Korrupsioni mbetet ende një nga fenomenet më të përhapura në të gjithë sektorët e shtetit. Edhe pse kemi disa rezultate të dënimit të ish-zyrtarëve të lartë në rastin e inceneratorëve, raporti bën thirrje për shtim të hetimeve ndaj zyrtarëve, forcimin e strukturave të SPAK dhe BKH, si dhe i bën thirrje qeverisë për hartimin e një pakete antikorrupsion që të luftohet korrupsioni në të gjitha nivelet.

Shqipëria duhet të bëjë shumë për të parandaluar pastrimin e  parave, krimin kibernetik dhe trafikimine qenieve njerëzore. Progres raporti i bën thirrje qeverisë që të rishohë iniciativat për legalizimin e kanabisit dhe amnistinë fiskale”, tha Tabaku.

/rtsh.al/