Në filtrin e verifikimeve për ata që duan të bëhen polic, shtohet edhe SPAK. Kush vesh uniformën, më parë duhet të marrë konfirmim që nuk është nën hetim nga prokuroria e posaçme.
Kush do i ri që aplikon për të bërë pjesë e uniformave blu, krahas një sërë vërtetimesh nga prokuroritë dhe gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm, duhet të marrë edhe një vërtëtim që nuk është nën hetim apo ndjekje penale nga SPAK.
Dhjetra të rinj kanë aplikuar në prokurorinë e posaçme duke marrë përgjigjen brenda 5 ditëve.
Shtimi i këtij filtri, sipas Euronews, vjen në një kohë kur policë të niveleve të ndryshme kanë rezultuar të implikuar në veprimtari kriminale pas zbardhjes së komunikimeve të enkriptuara në aplikacionin SKY ECC nga SPAK.
Shqetësimin për implikimin dhe bashkëpunimin e efektivëve të strukturave të ndryshme me grupet kriminale e ka shfaqur edhe kreu i SPAK Altin Dumani. SPAK aktualisht po heton disa procedime penale të tjera lidhura me aplikacionin SKY ECC që pritet të zbardhin ngjarje dhe veprimtari kriminale e ku ka dyshime se janë të implikuar punonës apo ish-punonjës policie.