Ballina Lajme Politike Problematika refren prej vitesh i ka cilësuar kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”...

Problematika refren prej vitesh i ka cilësuar kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Edvar Kodheli shqetesimet e banorëve të zonës perendimore të bashkisë së Fierit.

1

 

Kandidati i koalicionit Edvar Kodheli pas takimeve të realizuara me komunitetin ka evidentuar problematikat që ai i quan reale të ditëve të sotme si ujë, rrugë, drita, kanalizime të ujërave të zeza, kanale kulluese e vaditëse, transport publik dhe problemet me dokumentacionin e tokave bujqësore. Sipas kandidatit Kodheli “ky është refreni shumëvjecar i banorëve të Darëzezës, Verrisë, Kallmit të Madh e të Vogël , të cilët edhe pse jetojnë në zona me potencial të jashtëzakonshëm turistik e ekonomik , nuk u ofrohen as shërbimet më bazike.
Të qetë e punëtorë , por të papërkrahur e madje edhe të persekutuar politikë si votues jo të Rilindjes, banorët e këtyre zonave ,kërkojnë një tjetër model të qeverisjes vendore.
Gjatë kësaj fushate elektorale, do të jemi pranë cdo qytetari , që ka nevojë të ndihet i përfaqësuar dhe i mirëqeverisur . Programi ynë do të ketë në fokus të kryesor , vecanërisht zonat rurale të keqmenaxhuara ndër vite dhe ky do të jetë prioriteti im kryesor në krye të bashkisë Fier” ka shkruar mes të tjerave kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Edvar Kodheli në profilin e tij social medietik.