Ballina Lajme Pritet mot i paqëndrueshëm, anulohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari

Pritet mot i paqëndrueshëm, anulohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari

16

Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar se mbrëmjen e sotme do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësit drejt Barit(Itali) dhe anasjelltas.

Referuar parashikimeve të autoriteteve detare forca e erës do të shkojë deri në 30 m/s, ndërsa dallgëzimi në det të hapur do të variojë nga 7-8 bft.

Jemi në vigjilencë të plotë për monitorimin e situatës deri në rikthimin në normalitet të kushteve të motit.

Ndërkohë njoftohet se lundrimet drejt Ankonës do të vijojnë normalisht.