Ballina Lajme Prishën qetësinë publike duke vënë muzikë në hotel, procedohet pronari dhe muzikanti

Prishën qetësinë publike duke vënë muzikë në hotel, procedohet pronari dhe muzikanti

0

Pronari i një hoteli në Durrës dhe një muzikant janë proceduar në gjendje të lirë pasi akuzohen se prishën qetësinë publike, duke shqetësuar banorët dhe pushuesit, pasi kishte vënë muzikë të lartë, në një hotel.

Uniformat blu bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasit: A. A., 40 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës (pronari i hotelit) dhe Xh. I., banues në Korçë (muzikant).

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato të Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë mbledhjes me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve dhe pushuesve, nga muzika e lartë në lokale, kanë ushtruar kontrolle në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në një hotel te shkëmbi i Kavajës.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe pushuesit, dhe menjëherë kanë bërë sekuestrimin e pajisjeve që gjeneronin muzikën.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori ku u proceduan në gjëndje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetesisë publike”, shtetasit: A. A., 40 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës (pronari i hotelit) dhe Xh. I., banues në Korçë (muzikant)”, tha policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al