Ballina Lifestyle & Showbiz Princ Harry: Kisha frikë se do të harroja kujtimet me nënën time

Princ Harry: Kisha frikë se do të harroja kujtimet me nënën time

1

Princi Harry ka thënë se ai gjithmonë ndihej paksa ndryshe me familjen e tij dhe se nëna e tij e ndjerë ndihej po njësoj.

Duka i Sussex tha se kishte frikë të humbiste kujtimet e nënës së tij Diana, kur filloi terapinë. Ai tha gjithashtu se u sigurua që t’i “mbyste” fëmijët e tij me dashuri për të shmangur kalimin e ndonjë trauma ose përvojë negative nga edukimi i tij

Harry e përshkroi fëmijërinë e tij: “Ndihesha paksa ndryshe nga pjesa tjetër e familjes sime. ishte një ndjenjë si të jetuar në një flluskë të shkëputur”. Në bazë të këtyre situatave, Hary tha s epo përpiqet të ‘mbysë’ me dashuri fëmijët e tij.

“Si baba ndiej një përgjegjësi të madhe për t’u siguruar që të mos kaloj asnjë traumë apo përvojë negative që kam pasur si fëmijë,” tha ai

Në lidhje me ftesën e Mbretit Chales III për kurorëzimin e tij, Harry nuk zbuloi detaje nëse do të shkonte bashkë më bashkëshorten e tij Meghan.