Julian Deda një nga shtatë kandidatët e primareve për tu zgjedhur kandidat për Tiranën në zgjedhjet e 14 majit ka zbuluar në emisionin “Opinion” arsyen pse është bërë pjesë e garës.
Deda renditi kontributet e tij në PD, duke theksuar se ka shumë vite që ka qenë pjesë e strukturave të partisë.
Kandidoj sepse mendoj se Tiranës apo politikës shqiptare i duhet një person atipik, rë raport me politikën apo të bërit politikë sot në vendin tonë. Tirana apo Shqipëria është në këtë gjendje se politikanët kanë punuar keq, i mungon shpirti i një personi që mbase ndjen më shumë për njerëzit. Nuk jam fort i ri në PD, jam dhe unë një pjesëtar i saj dhe një person i cili ka punuar në strukturat e PD jo vetëm për zgjedhje. Përveç faktit që kemi një model të skarcuar që sot drejton Tiranën”,-tha Deda./ Opinion.al