Në mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar Socialiste të Mallakastrës është prezantuar kandidati për kryetar bashkie për zgjedhjet e 14 majit, Qerim Ismailaj. I ngarkuari socialist i qarkut, deputeti Taulant Balla në fjalën e tij ka shprehur vlerësimet për punën e bërë nga Ismailaj në katër vitet e mëparshme, ndërkohë që ka shprehur bindjen se arritjet e tij do të jenë akoma dhe më të mëdha me fitoren e mandatit të dytë. Në fjalën e tij përpara të pranishmëve Ismailaj do të ndalonte në dy momente të punës së tij në fillim të mandatit të parë si drejtues në krye të bashkisë së Mallakastrës.
Sipas tij ishte domosdoshmëri ishte ndryshimi i qasjes së bashkisë ndaj halleve dhe problemeve të banorëve të saj pasi vetë institucioni i bashkisë ishte kthyer në një bunker të padepërtueshëm ku jo vetëm punësimet, por edhe trajtimet dhe zgjidhjet e problemeve bëheshin mbi baza partiake. Këto ndryshime janë bërë praktikisht dhe aktualisht bashkia është një institucion në shërbim të gjithë mallakastriotëve, do të shprehej kryetari aktual i bashkisë Qerim Ismailaj.
Ndryshimi i dytë kishte të bënte me modelin e investimeve dhe punëve publike për të bërë punë publike dhe investime jo vetëm më sasi, cilësi, por dhe në shtrirje në të gjithë territorin e bashkisë së Mallakastrës. Sipas tij është një transformim i realiteti me atë që u gjet dhe me të tanishmin. Në fjalën e tij Islmailaj mandatin e dytë do të cilësonte si një sfidë shumë me të madhe.
Ai ka përmendur punën e përbashkët të bashkisë së Mallakastrës me qeverisje e kryeministrit Rama për të arritur ndryshimin në të gjithë territorin e bashkisë së Mallakastrës, por edhe të rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik. Ai do të ndaljen në planifikimin dhe hartimin e buxhetit të bashkisë në drejtim të investimeve dhe të rritjes së shërbimit ndaj komunitetit si dhe shtrirja në cilësi, në kohë dhe hapësirë është një realitet mëse i dukshëm.
Duke u ndaluar në punët e realizuar në katër vite Ismailaj do të tregonte se u hartuan 47 projekte prioritare, 39 e të cilave janë realizuar ose janë në rrugën e realizmit nga këto 11 projekte me financime nga qeveria qendrore dhe 24 projekte nga të ardhurat e bashkisë së Mallakastrës. Janë realizuar projekte në bashkëfinancim me programet e strehimit midis bashkisë dhe Ministrisë së Financave si dhe dy projekte me financime të huaja . Ndër arritjet e punës së tij dhe stafit që drejton Ismailaj do të ndalej në ndryshimin e modelit të administrimit të fondeve publike, krijimi i ndërmarrjes së shërbimeve publike dhe pajisja e saj brenda një kohe të shkurtër me flotën e mjeteve që solli uljen e kostove nga njëra anë rritjen e punëve publike kryesisht në infrastrukturën rurale dhe tokave bujqësore, gjelbërim dhe pastrim.
Ai do të cilësonte si arritje investimin në qendrën e qytetit të Ballshit dhe krijimi i parkut të rekreacionit pranë liqenit artificial. Ai ka përmendur gjithë arritjet që janë shënuar në këto katër vite në drejtim të arsimit, shëndetësisë, pastrimit të qytetit dhe rrugëve lidhëse të lagjeve të qytetit.
Ndërkohë duke folur për investimet e pritshme ai ka bërë të ditur se brenda pak ditësh do të fillojë rikonstruksioni i pallateve me sistemin kapot në qytetin e Ballshit, projekt i hartuar nga bashkia dhe financuar nga FSHZH.
Një investim madhor do të jetë n ë drejtim të furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve me investimet së pari nga vendburimi Poçem deri në Qafën e Kashit, investimi në rrjetin e brendshëm të qytetit, për të korrigjuar gabimin e bërë që bashkë me privatizimin e KPTHN-së u privatizuan sistemi i pompave të ujësjellësit dhe stacioneve elektrike. Rikandidimi i Qerim Ismailaj është konfirmuar në mbledhjen e fund marsit të kryesisë socialiste për të cilën edhe vetë Balla e ka cilësuar si mëse të merituar për komunitetin e Mallakastrës.
/Tv Kombi/