Ballina Lajme Prezantohet kandidatja socialiste për bashkinë e Lushnjës për kryetare bashkie në zgjedhjet...

Prezantohet kandidatja socialiste për bashkinë e Lushnjës për kryetare bashkie në zgjedhjet e 14 majit, Eriselda Sefa.

1

Në vijim të takimeve prezantuese të kandidatëve socialistë në qarkun e Fierit, ndalesa është bërë në bashkinë e Lushnjës ku u  prezantua  kandidatja e PS për kryetare bashkie në zgjedhjet e 14 majit, Eriselda Sefa.

Edhe në këtë takim i deleguari i qarkut, deputetisocialist Taulant Balla nuk ka kursyer vlerësimet për këtë kandidaturë duke pohuar se vetëm në një vit arritën me Eriseldën të sigurojnë punë dhe të fillojnë punë të rëndësishme për bashkinëdhe për qytetin e Lushnjës.

Duke dalë në përkrahje të iniciativës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me fushatën zgjedhore dhe shpenzimet e saj Balla tha se ajo do të jetë e fokusuar tek një punë që do duhet ta bëjmë të gjithë në qytetin e bukur të Lushnjës dhe në gjitha njësitë duke mbjellë pemë. Ai bëri të ditur që me shpenzimet të kësaj fushate le t’i dhurojmë Lushnjës pemë e lule, sepse mendoj që ajo që ka më shumë rëndësi në fund të këtij procesi është dashuria për këtë qytet të bukur, i cili ka hyrë në një fazë të re transformimi”, u shpreh Balla.

“Lushnja si bashki, si pjesë e qarkut të Fierit ka kontributin më të rëndësishëm në prodhimet bujqësore shqiptare të cilat sot me krenari eksportohen në çdo cep të Europës dhe prandaj duhet që puna e Eriseldës në 4 vitet që do të vijnë duhet të jetë e ndarë mes kujdesit për infrastrukturën e përgjithshme të qytetit dhe gjithë njësive dhe të kujdesit për bujqësinë”, u shpreh Balla.

Balla ka pohuar dedikimin e tij për të bërë më shumë punë të mira për Lushnjën sepse sipas tijkëtij populli kaq të mirë, kaq punëtor i kanë  borxh shumë vite për punë të humbura që nuk i janë realizuar.

Sipas Ballës fillimi i punimeve në unazën e Lushnjës do të kthehet në një arterie të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe social të këtij qyteti. Ai është ndaluar në dhe investimet që pritet të fillojnë në sistemin e arsimit pasi infrastruktura shkollore mbetet një prej investimeve më të rëndësishme krijimin e hapësirave sportive, palestrave, të cilat janë ilaçii vetëm dhe i domosdoshëm për largimin e të rinjve nga veset e moshës ku synohet të investohet në infrastrukturën sportive duke e bërë klubin e Lushnjës të ketë më shumë kapacitete apo edhe investimet në shëndetësi në spitalin e Lushnjës.