Ballina Lajme Politike Pretendimet: Balla dhe Kapllanaj përplasen në mendime për abuzimet në bashkinë e...

Pretendimet: Balla dhe Kapllanaj përplasen në mendime për abuzimet në bashkinë e Mallakastrës

1

Pak ditë më parë Taulant Balla nga Greshica u shpreh se, ka ardhur koha që bashkia të jetë e qytetarëve dhe koha kur nuk dihej ku ndahej bashkia nga kompania ka marrë fund.

“Në katër vite nuk dihej se ku fillonte bashkia e ku mbaronte kompania. Me makinat e bashkisë bëheshin punët e bashkisë, me lekët e bashkisë mbaronin punë edhe rrogat e kompanisë. Por në 2019, populli i Mallakastrës i dha besimin Qerim Ismailajt, me të cilin kemi filluar një histori të re”, tha Taulant Balla.

Por në krahun tjetër gjatë një takimi me banorët e lagjes ‘‘5 maji’’ në qytetin e Ballshit kandidati demokrat Agron Kapllanaj është shprehur se jemi vetëm pak ditë larg nga momenti i ndryshimit, ndërsa të gjithë së bashku do të largojmë ata që e përdorën dhe shfrytëzuan Bashkinë Mallakastër për interesa personale.

Nga ana tjetër, banorët theksuan se në katër vitet e fundit janë lënë në harresë dhe nuk ka pasur asnjë investim në zonën ku banojnë. Agron Kapllanaj premtoi se do të punojë dhe investojë për Mallakastrën dhe i njohu banorët me planin e tij për katër vitet e ardhshme.

Kandidati Kapllanaj falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në takimet e tij, pasi tregojnë një mbështetje të madhe që ai e vlerëson. Kapllanaj deklaroi se dera e Bashkisë Mallakastër do të jetë e hapur për çdo qytetar, ndërsa shtoi se kryetari i emëruar ka braktisur të gjithë.