Ballina Lajme Presidentja e KE mbërrin në Tiranë

Presidentja e KE mbërrin në Tiranë

1

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Shqipëri.

Ajo u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama në aeroportin “Nënë Tereza”.

Në orën 15:45 zyrtarja e lartë e BE do të zhvillohet një takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri, ndërsa në orën 16:30 do të ketë një konferencë për shtyp mes Kryeministrin Edi Rama.

Gjatë vizitës tri ditore në Ballkanin Perëndimor Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, qendroi të mërkurën në mbrëmje në Maqedoninë e Veriut, ndërsa këtë mëngjes zhvilloi vizitë zyrtare në Kosovë.