Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot paketën e reformës së pagave që parashikon hierarkinë e re të pagave për funksionarët e lartë dhe administratën me referencë pagën e presidentit, si më e larta.
Me këto ligje parashikohet dyfishimi i pagave të presidentit, deputetëve, ministrave dhe gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Paketa u dekretua sot, 29 maj, 4 ditë pasi këto ligje kaluan në parlament me një shumicë të cilësuar prej 95 votash, 3 vota ishin kundër dhe një abstenim.
Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha ishin kundër rritjes për deputetët dhe ministra.
Gjithashtu me këtë paketë parashikohet dhe rritja e kompetencave të Këshillit të Ministrave në caktimin e pagave në sektorin publik.
Sipas ndryshimeve të miratuara, paga e presidentit bëhet 425 mijë lekë, paga e Kryetarit të Kuvendit nga 229 mijë lekë që ishte, bëhet 393 mijë e 125 lekë. Zvkryeministri i vendit nuk do të marrë 187 mijë leke, por një pagë mujore prej rreth 330 mije lekë. Ministrat e qeverisë do të paguhen me 318.750 leke, nga 175 mije leke që e kishin. Rroga e deputetëve bëhet 310 250 lekë, nga 156 770 lekë që ishte aktualisht. Sipas parashikimeve ky projektligj do të nisë te zbatohet nga data 1 prill dhe përfitues të tij do të jenë edhe 130 mijë punonjësit e administratës